Dua Lipa nis plazhin në jug të Shqipërisë, e shoqëron i fejuari

Prishtinë | 22 Pri 2025 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa është kthyer sërish në Shqipëri dhe ka nisur menjëherë plazhin edhe pse jemi ende në prill. Pushimet e Pashkës ajo i ka kaluar në jugun e vendit me të fejuarin e saj Callum Turner, duke i treguar edhe njëherë tjetër botës pamjen e magjishme të brigjeve shqiptare.

Këngëtarja e hitit “Dance The Night Away” u shfaq në formë perfekte me bikini të kuqe, syze dielli, një varëse të hollë. Në galerinë e fotove që postoi me përshkrimin “Pashkët në shtëpi” shoqëruar me emoji të një lepurushi dhe flamurit shqiptar, ajo u shfaq e qeshur dhe e çliruar pranë detit.

Dua dhe aktori 34-vjeçar dukeshin tejet të dashuruar, ndërsa në një video shfaqen teksa zhyten së bashku ne det.

Dua dhe Callum konfirmuan lidhjen e tyre në janar 2024.

Të ngjashme