Shkolla Fillore e Mesme e Ultë “Lidhja e Prizrenit” në Deçan do të bëhet me objekt të ri, pasi gjatë ditës së sotme është vënë gurthemeli i objektit të ri, raporton Ekonomia Online.
Aty u tha se kjo vatër e intelektualizmit do ta ketë edhe objektin e ri.
Shkodran Imeraj, këshilltar i ministrit të Arsimit, tha se falë punës dhe angazhimit të deputetëve nga kjo anë është bërë i mundur ndërtimi i këtij objekti.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se ndihet krenar që pikërisht në dy-vjetorin e marrjes së mandatit janë ndërtuar gjashtë shkolla të reja në këtë komunë.
Ndërkaq drejtori i Shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Qazim Maloku, falënderoi Ministrinë e Arsimit për këtë investim.