Bashkimi Evropian ka mirëpritur gatishmërinë e Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes edhe pse palët nuk arritën të bien dakord për modalitetet. Ndërmjetësi i dialogut, Miroslav Lajcak, ka paralajmëruar shumë shpejtë takime në kuadër të bisedimeve në Bruksel midis kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuciq. Ndërkohë, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christropher Hill, kërkoi nga Kosova dhe Serbia reflektim për arritjen e një marrëveshje normalizuese.
“Shikoni, shumë gjëra po ndodhin në botë dhe mendoj se në terme të dialogut, marrëveshja duhet të bëhet siç tha Lajçak – sa më parë. Ne e dijmë që elementet e marrëveshjes kanë qenë në tavolinë për një kohë të gjatë. Ato kanë të bëjnë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, kanë të bëjnë me një shkallë më të lartë të ndërkombëtarizimit siç e kërkon Kosova.”
Kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë për nënshkrimin e një marrëveshje me Serbinë e cila nuk do të ishte kundër kushtuese dhe që nuk e cenon sovranitetin e Kosovës. Por, presidenti i Serbisë Vuciq refuzon të pranoj një marrëveshje që do ta pranonte pavarësinë e Kosovës. Për të gjetur zgjidhje, ndërmjetësi i dialogut Miroslav Lajcak tha se propozimi i ri evropian nuk i shkel vijat e kuqe as për Kosovën dhe as për Serbinë.
Me këtë qasje të BE-së nuk pajtohet deputeti i VV-së, Enver Dugolli, sipas të cilit nuk ka cka të diskutohet me Serbinë sa i përket vijave të kuqe për Asociacionin.
‘’BE-ja po mundohet që ta josh Serbinë për zbatimin e marrëveshjes. Asociacioni nuk ka të bëjë fare me Serbinë sepse është cështje e brendshme e Kosovës. Ka ekzistuar paqartësi qysh në fillim të procesit’. BE-ja e ka edhe karotën edhe shkopin, por deri më tani ndaj Serbisë po ofrohet vetëm karrot dhe jo shkop, spse nga ajo që ndodhi më 24 shtatori nuk kemi ende ndonjë lloj dënimi”.
Opozita kritikon Qeverinë për paqartësi në proces të dialogut. Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, vlerëson se kryeministri është dorëzuar para kërkesave të faktorit ndërkombëtar.
‘’është duke bërë veprime populiste. Kosova duhet të ketë vijë të kuqe kushtetutën e vendit. Cdo marrëveshje që e shkel frymën kushtetuese është e papranueshme”.
Analistja, Arta Tahiri, vlerëson se BE-ja duhet të respektoj vijat e kuqe të Kosovës për një marrëveshje ku bënë pjesë edhe themelimi i asociacionit. Sipas saj, Kosova është në të drejtën e saj në proces të dialogut me Serbinë .
‘’Kosova ka ndryshuar qasje në proces të dialogut kohëve të fundit duke u bazuar në kërkesat e saj të cilat janë jetike për arritjen e normalizimit të raporteve që po kërkon BE-ja. Vija e kuqe për Kosovën është që të mos ketë asociacion me kompetenca ekzekutive”.
‘’për të gjitha paqartësitë që ka opozita për draftin e asociacionin të premten kanë ftuar në seancë kryeministrin Kurti për të dhënë detaje rreth përmbajtjes së draftit të Asociacionit”.