Viktima në aksidentin e mëngjesit të sotëm dyshohet të jetë djali i Ismet Osmanit-Curri, u dogj brenda veturës

Prishtinë | 01 Qer 2025 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Pavlan të Pejës.

IndeksOnline merr vesh se personi i vdekur është Armir Osmani, djali i biznesmenit nga Mitrovica, Ismet Osmanit -Currit.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima ishte duke vozitur me shpejtësi të madhe, me ç’rast ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është rrokullisur duke rënë në fushë.

Të ngjashme