“Viktimat e kolegjeve private”

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Mijëra studentë të kolegjeve private që kanë përfunduar studimet nuk po mund t’i vërtetojnë diplomat në MAShT. Ata ligjërisht janë të padiplomuar. Kjo për shkak se shumica e kolegjeve për disa gjenerata nuk kanë dërguar librat amëz në ministri, i kanë dorëzuar jashtë afatit ligjor, dhe në disa raste kanë regjistruar studentë pa i pasur programet e akredituara. Kjo del nga një hulumtim i Preporter.

Sipas këtij hulumtimi edhe pse zyrtarët kompetentë të MAShT-it kanë qenë të informuar për këtë dukuri, nuk kanë ndërmarrë asnjë masë, përkundrazi kanë ndërhyrë duke i validuar diplomat e disa prej kolegjeve.

Sipas njohësve të fushës së arsimit, studentët me apo pa diplomë të vërtetuar janë viktima të kolegjeve, pasi që këto kolegje nuk ofrojnë cilësinë minimale të studimeve dhe qëllim primar kanë përfitimet financiare 

http://preportr.cohu.org/sq/hulumtime/Viktimat-e-kolegjeve-private-312

Të ngjashme