Javë më parë është konfirmuar se Seven Saraqi po vjen me një projekt të ri.
Është Tuna bashkëpuntorja e Sevenit në projektin e ri, e do të jetë një këngë mjaft ritmike.
Është zbuluar edhe modelja që do të jetë pjesë e klipit, e ajo është Vildane Zeneli.
Modelja tejet seksi besohet se do të jetë protagoniste në klip dhe se do të kenë një skenë duke u puthur me Tunën në këtë klip.
Projekti ende nuk ka datë lansimi, teksa xhirimet e klipit tashmë kanë filluar.