Vildania duket se po vuan për dashurinë

Prishtinë | 11 Dhj 2017 | 20:20 | Nga

Jemi mësuar që në profilin e Vildane Zenelit në Instagram të shohim zakonisht imazhe që tregojnë bukurinë e saj.

Modelja zakonisht publikon fotografi që ia vënë në pah format e bujshme trupore.

Mirëpo, kësaj radhe bukuroshja ka postuar mesazhe në formë këshillash për ndjekësit e saj të shumtë.

“Duhet ta prisni personin që do të bëjë gjithçka për të qenë gjithçka për ju”, është njëri prej mesazheve të publikuara në faqen e bukuroshes në Instagram.
“Një mashkull do të veprojë drejt vetëm me femrën me të cilën dëshiron të jetë në të vërtetë”, shkruan në mesazhin tjetër.

Vildania është një aktore dhe modele shqiptare që po bën karrierë në Amerikë. Ajo ka lindur në Kosovë, ndërsa është rritur në New York të Shteteve të Bashkuara.

Në vitin 2009, Vildania u shpall më e bukura e Kosovës, si edhe kishte triumfuar në “Miss Diaspora Models International”, shkruan Telegrafi.

https://www.instagram.com/p/BckmrVVltAg/?hl=en&taken-by=vildanezeneli

https://www.instagram.com/p/BckmSFsl4SO/?hl=en&taken-by=vildanezeneli

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme