Villarreali ia jep Barçës nderimin që s’e mori nga Reali

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 13:35 | Nga

Barcelona ka reaguar ndaj refuzimit të Real Madridit për t’ia bërë gardën e nderit, duke krijuar një gardë nderi vetë pas barazimit 2:2 të dielën mbrëma në derbin e madh Clasico në “Camp Nou”.

Barcelona siguroi titullin e La Ligas para disa ditëve me fitoren ndaj Deportivo la Corunas dhe është e zakonshme që skuadrat e radhës rivale të krijojnë një gardë nderi për të treguar respekt për kampionët e rinj. Dhe ky fat i ra Realit, shkruan Koha Ditore.

Kur skuadra e Real Madridit e drejtuar nga Zinedine Zidane refuzoi të nderojë rivalen, Barcelona improvizoi vetë një gardë nderi në fund të ndeshjes, ku anëtarët e stafit dhe rezervistët duartrokitën lojtarët që po luanin derisa po largoheshin nga fusha.

E një gardë nderi të vërtetë për Barcelonën ka premtuar se t’ia bëjë Villarreali, rivali i radhës. Kjo ndeshje luhet të mërkurën në “Camp Nou”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme