Vin Diesel shfaqi me krenari ‘barkun e tij’ ndërsa shoqërohej me Zoe Saldana dhe burrin e saj Marco Perego në jahtin e tij luksoz në Portofino, Itali, të shtunën.
Aktori 54 vjeçar, të cilit iu bashkua edhe e dashura e tij Paloma Jiménez, ka thënë më parë se ai bën tolerime në ushqim sepse është larg kamerës, shkruan DailyMail.
Ylli i “Fast and the Furious” më parë pranoi se ishte në gjendje të fshinte komentet negative të trupit sepse fiziku i tij i tonifikuar është vlerësuar për vite me radhë, pasi ai deklaroi: “Unë kam trupin më të mirë në New York City për dekada me radha”.
Duke u relaksuar në kuvertë, Vin, merrte rreze diellit ndërsa u pa i zhveshur, ndërkohë që aktorja e “Mad Max”, Paloma, 38 vjeçe, mbante një mbulesë prej sateni me stil.
Zoe, 43 vjeçe, kishte veshur një bluzë të bardhë me mëngë të gjata, ndërsa artisti 42-vjeçar Marco kishte veshur gjithashtu një bluzë të bardhë.