Viola von Cramon, të hënën nis vizitën katërditore në Kosovë

Prishtinë | 12 Jan 2024 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, do të qëndrojë në Kosovë për katër ditë.

Vizitën e saj do ta nisë të hënën më 15 janar, kur edhe do të mbajë një konferencë për media.

Von Cramon ka qenë e zëshme në mbështetje të Kosovës tash e sa vite, si për çështjen e vizave, ashtu edhe për situatën me Serbinë në përgjithësi.

Të ngjashme