Violeta Kukaj si një yll Hollywood-i në pozat e fundit

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Violetë Kukaj është ndër emrat më të dashur të skenës muzikore.

E lindur në një fshat të Drenicës, artistja e madhe e skenës qysh në bankat shkollore e dëshmoi talentin e saj.

Me kalimin e viteve u bë emër i njohur i skenës dhe një zë që ia vlen të dëgjohet.

Këngët e saj ishin me motive të ndryshme dhe e veçanta është që në çdo paraqitje të saj u përkujdes të dukej sa më unike dhe e përshtatshme për zhanrin që këndonte.

E kaq elegante është edhe tash 50-vjeçarja, ani pse ka disa vite karrierë, shkruan rtv21.tv Vëmendje të madhe po rrëmben me paraqitjet e saj për festat e fundvitit.

Me një grim të bukur, e veshje tejet unike, artistja e madhe e skenës po duket tejet tërheqëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme