Një virologe kineze ka pretenduar se koronavirusi ishte krijuar në një laborator të kontrolluar nga qeveria në Wuhan, epiqendër e pandemisë që po bën kërdi në botë.
Ajo po ashtu ka thënë se ka prova shkencore për t’i mbështetur këto pretendime.
Në një bisedë ekskluzive me “Loose Women”, një emision britanik, shkencëtarja Li-Meng Yan ka thënë se atë e kishin caktuar të hetojë një “pneumoni të re” në Wuhan. Ajo tregon se e kishte zbuluar një operacion për fshehjen e gjurmëve rreth koronavirusit, gjatë këtyre hetimeve.
Li-Meng, e specializuar në virologji dhe imunulogji në Shkollën e Hong Kongut për Shëndet Publik, ka thënë se ajo kishte ndërmarrë dy hulumtime rreth kësaj pneumonie të re në Kinë – e para kah mesi i dhjetorit deri në fillim të janarit dhe e dyta kah mesi i janarit, para se të arratisej në SHBA nga Hong Kongu.
“Vendosa që këtë gjë ta raportoj te mbikëqyrësi im që është njëkohësisht konsulent në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Nuk pati përgjigje nga OBSH-ja apo mbikëqyrësi im. Të gjithë më paralajmëruan që të mos e teproj”, ka thënë ajo.
Disa shtete, përfshirë SHBA-në, e kanë kritikuar si Kinën, ashtu edhe OBSH-në për fshehje të përmasave të vërteta të epidemisë së koronavirusit.
Virologia ka zbuluar se e kishte kontaktuar një yll kinez të YouTube në SHBA. Në videon e këtij personi, në gjuhën kineze, thuhej se Partia Komuniste kineze po e fshehte krizën rreth COVID-19 dhe se virusi bartej prej njeriut te njeriu.
Ajo më pas do të pretendonte se “virusi nuk erdhi nga natyra”, por prej një “laboratori të kontrolluar nga qeveria kineze në Wuhan”.
E pyetur nëse ka dëshmi shkencore për zbulimin e saj. Li-Meng, ka thënë se ka prova nga Qendra Kineze për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjes (CDC), nga mjekët vendasë dhe nga njerëzit tjerë nëpër Kinë.
“Ka të vërteta dhe gjithë gjërat tjera janë fshehur”, ka thënë ajo. Virologia ka thënë se po punon në një raport shkencor me një grup të vogël të top-shkenctarëve nëpër botë dhe do të publikohet së shpejti i njëjti raport.
“Ka dy raporte. I pari do të dal për disa ditë dhe do të publikohen provat”, ka thënë ajo, duke shtuar se koronavirusi është shumë infektues dhe virus i rrezikshëm. E pyetur nëse shqetësohet për sigurinë e saj pasi ka ikur nga Hong Kongu, virologia ka thënë se dëshiron të dërgojë mesazhin për botën sa më shpejt të jetë e mundur.
“Është shumë e frikshme nganjëherë. Por duhet ta bëjë pasi jam mjeke dhe nuk mund ta shohë të ndodhë kjo. Nëse nuk ia them të vërtetën botës, atëherë do të pendohem. Kështu, ky fondacion që është me seli në New York, më ka ndihmuar që të iku nga Hong Kongu në mënyrë të fshehtë. Ata ndihmojnë njerëzit që janë kundër qeverisë kineze”, ka shtuar virologjia. Duke dhënë detaje për raportin shkencor, Li-Meng, ka thënë se të gjithë, edhe ata që nuk kanë njohuri në biologji, mund ta lexojnë këtë. “Gjenomi është si gjurma e gishtit të njeriut. Pra, bazuar në këtë ju mund ta njohni dhe ta identifikoni këtë gjë. Kështu që, unë përdora provat ekzistuese në sekuencën e gjenomit të Sars-CoV-2, për t’u treguar njerëzve pse kjo erdhi nga Kina dhe pse ata janë të vetmit që e bënë këtë. Mund ta shikosh, identifikosh dhe verifikosh vet. Është gjë shumë me rëndësi për ne ta dimë origjinën e virusit. Nëse jo, atëherë do të jetë kërcënim për jetën e të gjithëve”, ka thënë virologia kineze.