Virusi i Nilit bën kërdi në Serbi

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 13:08 | Nga

Deri më 28 gusht, në Serbi u regjistruan 213 raste të etheve nga Nili Perëndimor, nga të cilat 21 ishin fatale.

Sipas Institutit për Shëndetin Publik të Serbisë, shumica e rasteve janë raportuar në Beograd (108), si dhe në rrethet Baçka Jugore (36), Banait Jugor (32) dhe Podunavska (11).

Infeksioni i virusit perëndimor të Nilit u regjistrua zyrtarisht për herë të parë në Serbi në fund të korrikut 2012.

Është thënë se është një sëmundje sezonale që ndodh gjatë aktivitetit më të madh të mushkonjave.

Infeksioni transmetohet te njerëzit nga pickimi i mushkonjave të infektuara, ndërsa “rezervuarët” kryesorë të virusit janë zogjtë e egër dhe mund të transmetohen nga njeriu te njeriu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme