Të rënda shifrat nga koronavirusi mbeten në Serbi. Virusi pandemik u ka marrë jetën 117 personave dhe ka prekur më shumë se 6 mijë persona.
Megjithatë, Serbia synon të lehtësojë kufizimet duke lejuar dhe hapjen e dyqaneve të vogla si dhe kafeneve. Këto masa të reja do të zbatohen duke nisur nga e marta, kur përfundon dhe izolimi 3-ditor.
Ndërkohë, bilanci i shkaktuar nga koronavirusi pësoi ndryshime dhe në Maqedoninë e Veriut. 53 raste të reja u konfirmuan në orët e fundit, duke çuar totalin e të infektuarve në 1170, ndëra 49 prej tyre kanë vdekur.
Greqia po kontrollon më së miri përhapjen e Covid-19, duke shënuar vetëm 2200 të infektuar dhe 110 të vdekur.