Ekonomia Online
FUNDIT

Virusi pandemik në rajon, Serbia do të rihapë kafenetë

Virusi pandemik në rajon, Serbia do të rihapë kafenetë

Të rënda shifrat nga koronavirusi mbeten në Serbi. Virusi pandemik u ka marrë jetën 117 personave dhe ka prekur më shumë se 6 mijë persona. Megjithatë, Serbia synon të lehtësojë kufizimet duke lejuar dhe hapjen e dyqaneve të vogla si dhe kafeneve. Këto masa të reja do të zbatohen duke nisur nga e marta, kur […]

Të rënda shifrat nga koronavirusi mbeten në Serbi. Virusi pandemik u ka marrë jetën 117 personave dhe ka prekur më shumë se 6 mijë persona.

Megjithatë, Serbia synon të lehtësojë kufizimet duke lejuar dhe hapjen e dyqaneve të vogla si dhe kafeneve. Këto masa të reja do të zbatohen duke nisur nga e marta, kur përfundon dhe izolimi 3-ditor.

Ndërkohë, bilanci i shkaktuar nga koronavirusi pësoi ndryshime dhe në Maqedoninë e Veriut. 53 raste të reja u konfirmuan në orët e fundit, duke çuar totalin e të infektuarve në 1170, ndëra 49 prej tyre kanë vdekur.

Greqia po kontrollon më së miri përhapjen e Covid-19, duke shënuar vetëm 2200 të infektuar dhe 110 të vdekur.

Të ngjashme