Organizimi i dasmave në ambiente të mbyllura është i ndaluar këtë sezon me vendim të qeverisë për shkak të pandemisë COVID-19.
Por duket se organizimet e tilla po vazhdojnë të mbahen dhe këtë po e tregon këngëtari i njohur, Albi Xhepa.
Artisti në InstaStory ka ironizuar me anulimin e dasmave duke shfaqur pamje të shkrepura dje në një prej restoranteve të vendit teksa argëton dasmorët.
Eventi në të cilin Xhepa ka performuar nisë në ambient të hapur dhe këngëtari nuk ka hezituar të tregojë këtë për publikun në Instagram.