Virusi vdekjeprurës, mbyllet Muri i Madh kinez

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Kina njoftoi sot mbylljen e shumë sektorëve të Murit të Madh si edhe të monumenteve të tjera simbol në Pekin, në kuadër të masave për kontrollin e përhapjes së koronavirusit.

”Varreza e Dinastisë Ming dhe Pylli i Faltoreve do të mbyllen duke filluar nga e shtuna”, theksuan autoritetet përgjegjëse të monumenteve.Edhe Stadiumi Kombëtar i Pekinit, i ashtuquajtur “Foleja e Zogut”, i ndërtuar për Lojërat Olimpike 2008 në Pekin, u mbyll gjithashtu sot, me qëllim parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së sëmundjes

Më shumë se 40 milionë kinezë janë izoluar tashmë në qytetet e tyre, në vazhdimësi të masave mbrojtëse kundër pneumonisë virale.

Gjithsej, 13 bashki kanë marrë masa kufizuese në rajonin e Ëuhan-it, metropoli me 11 milionë banorë, vendi i origjinës së epidemisë që shpërtheu në dhjetor.

Sipas një bilanci të fundit, sëmundja ka prekur 830 persona në Kinë, nga të cilët 26 kanë vdekur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme