Virusi kinez, katër persona testohen në Skoci

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Katër persona në Skoci po testohen për Coronavirusin pasi udhëtuan nga Wuhan në Kinë.

Profesori Jürgen Haas nga  Universiteti i Edinburgut tha se ai besonte se do të kishte shumë më shumë raste nga qytete të tjera në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha se tre raste ishin në Edinburg dhe tjetri mendohej të ishte në Glasgow.

Testet janë duke u realizuar dhe asnjë prej pacientëve nuk është konfirmuar ende se e ka sëmundjen. Ata të gjithë udhëtuan për në Skoci nga Wuhani, ku raportohet se virusi ua ka marrë jetën 17 personave, raporton The Guardian, transmeton Klan Kosova.

Më herët gjatë ditës, sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock, u tha deputetëve se kishte gjasa që coronavirusi që po shkakton vdekje në Kinë do të arrinte në Mbretërinë e Bashkuar, por tha se autoritetet ishin të përgatitur mirë dhe do të mbeten vigjilentë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme