Portieri i kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj sot pritet të jetë startues për duelin ndaj kombëtares së Zvicrës.
Sipas drejtorit të Futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, 26-vjeçari do ta luajë ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e Kosovës.
Kujtojmë se Milot Rashica, Ermal Krasniqi dhe Aro Muriç, nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Zvicrës.
Kjo për shkak të lëndimeve dhe gjendjes me grip, njoftoi Federata e Futbollit të Kosovës.
Ndërsa as Vedat Muriqi nuk do të jetë prezent sot në ndeshje, pasi pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Izraelit, transmeton KlanKosova.tv.
Kosova sot do të përballet me Zvicrën në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Takimi do të nis nga ora 20:45, e që do të luhet në Bazel, ku “Dardanët” do të kërkojnë pikët maksimale që të mbajnë shpresat gjallë për kualifikim.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, do të transmetohet në KlanKosova dhe në Art Motion.