Visar Ymeri-Albin Kurtit: A është Mimoza Kusari pjesëmarrëse në krimin e privatizimit të KEK-ut?

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokolari” Visar Ymeri ka pyetur kryeministrin Kurti se është shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari pjesëmarrëse në privatizimin e distribucionit të energjisë, pasi Kurti tha sot në Kuvend se ai privatizim ka qenë krim.

Ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka shkruar se Mimoza Kusari-Lila, atë kohë ka qenë ministre e Tregtisë dhe anëtare e Komisionit për privatizimin e distribucionit.

“Albin Kurti: “Të shitet rrjeti i Distribucionit për 26 milionë euro është krim.” Ndërkohë Mimoza Kusari-Lila, atëbotë ministre e Tr. dhe Ind. e anëtare e Komisionit për privatizimin e distribucionit, është tash kryetare e GP të VV-së. A është kryetarja pjesëmarrëse në krim?”, ka shkruar Ymeri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme