Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, nuk e ka përjashtuar mundësinë që grupi i të pakënaqurve brenda këtij subjekti të formojë parti të re.
Si i ftuar në një emision televiziv, ai ka deklaruar se ende nuk është diskutuar një mundësi e tillë, por se ajo ekziston, siç ekziston edhe mundësia e qëndrimit në Vetëvendosje.
“Ka një grup të anëtarëve të pakënaqur, por nuk është diskutuar si opsion dhe natyrisht do të jetë vendim i të pakënaqurve se si do të ecim përpara”.
“Por nuk e përjashtoj si mundësi, ashtu siç nuk e përjashtoj mundësinë e qëndrimit në Lëvizjen Vetëvendosje”.