Vishaj: 21 pacientë me Covid-19 trajtohen në Infektivë, 1 në gjendje kritike

Prishtinë | 04 Mar 2022 | 12:02 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 21 pacientë me Covid-19, prej tyre një është në gjendje të rëndë kritike, ka thënë për Ekonomia Online, drejtori i kësaj Klinike, Arben Vishaj.

Sipas Vishajt vaksinimi masiv duhet të vazhdojë në mënyrë që ta kemi situatën nën kontroll.

“Në 24 orët e fundit nuk kemi pasur ndonjë pacient që ka përfunduar me vdekje. Për momentin i kemi 21 paciente në klinikë dhe 1 pacientë në gjendje të rëndë dhe kritike. Ne kemi një numër të vogël të pacientëve. Faktikisht i kemi vetëm 21 pacientë të shtirë kur dihet se klinika infektive ka kapacitete për 125 paciente. Vaksinimi duhet të vazhdojë dhe ne mendojmë se përmes vaksinimit rriten mundësitë që përhapjen me covid ka kemi nën kontroll”, tha Vishaj.

Të ngjashme