Studimet e bëra në pesë vende të botës sapo konfirmuan teorinë e publikuar nga Shoqata e Mjekëve për Sëmundjet e Zemrës, sipas së cilës përdorimi i multivitaminave nuk ndihmon në parandalimin dhe shërimin e sëmundjeve të zemrës.
Në Amerikë, afër 30% e njerëzve përdorin rregullisht vitamina të ndryshme, dhe shumica e tyre me mendimin se mund të parandalojnë sëmundjet e lidhura me zemër.
“Ishte gati e pamundur që njerëzit të binden se konsumimi I vitaminave dhe suplementeve minerale nuk ndihmon në prevenimin dhe shërimin e sëmundjet kardiake,” tha udhëheqësi i këtyre hulumtimeve duke shtuar “Ne shpresojmë që njerëzit të vetëdijësohen për të aplikuar praktika të tjera në parandalimin ë këtyre sëmundjeve siç janë ecja, aktiviteti fizik, ushqimi I shëndetshëm, dhe jo këto suplemente artificiale.”
Hulumtimet përdorën rreth 18 mijë raste nga vende të ndryshme si Suedia, Amerika, Franca, Japonia dhe Gjermania, disa prej të cilëve përdornin suplemente dhe vitamina. Ata panë se njerëzit të cilët përdorin këto vitamina nuk ishin më të mbrojtur apo me pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.
Këto produkte nuk duhet të reklamohen nga kompanitë farmaceutike sepse nëse nuk kanë ndonjë efekt negativ direkt, ato nuk kanë asnjë efekt pozitiv për këto sëmundje.
Njerëzit duhet të kuptojnë rëndësinë e një diagnostikimi të saktë të sëmundjës përkatëse, dhe pastaj të krijojnë një plan individual që përfshinë ushqyerjen e mirë dhe aktivitetin fizik për të prevenuar apo parandaluar këto sëmundje të lidhura më zemër.