Nevojat ushqyese për nënën e cila i jep gji fëmijës janë të ngjashme si kur gjatë shtatzënisë, ndërkaq femrave u rekomandohet të vazhdojnë të hanë si edhe gjatë shtatzënisë
Nënave që ushqejnë foshnjat me gji u është e nevojshme pak më shumë vitaminë C se sa gjatë shtatzënisë. Do të duhej të marrin 120 miligramë në ditë, transmeton Telegrafi.
Femra e cila ushqen fëmijën me gji ka nevojë për 300 kalori më shumë në ditë, mirëpo është shumë e rëndësishme që ato kalori t’i marrë nga artikujt cilësorë ushqimorë, si edhe ka nevojë për doza të caktuara shtesë të vitaminave në mënyrë që trupi i saj të prodhojë qumësht.
Vitaminat të cilat për këto nëna janë shumë të rëndësishme: vitamina B, vitamina C dhe vitamina D. Gjithashtu u nevojitet pak më shumë vitaminë C se gjatë shtatzënisë. Do të duhej të marrin 120 miligramë në ditë.
Vitamina C është shumë e rëndësishme, sepse i është e nevojshme edhe për absorbimin e hekurit.
Burimet e mira të vitaminave:
⦁ agrumet
⦁ brokoli
⦁ pjepri
⦁ patatja
⦁ speci
⦁ domatja
⦁ kivi
⦁ lulelakra
⦁ lakra
Vitamina D gjithashtu është shumë e rëndësishme, sepse trupi nuk mund të absorbojë kalciumin. Meqenëse ka shumë pak në artikuj, rekomandohet marrja e vitaminës D si shtesë në ushqim.
Vezët, produktet e qumështit dhe peshku janë burimet më të mira të vitaminës D.
Vitamina B mund t’u ndihmojë nënave që të ndihen më pak të lodhura në këtë periudhë të mundimshme. Do të ndihmojë zvogëlimit të ndjenjës së rraskapitjes, gjë që është shumë me rëndësi, sepse nënat në këtë periudhë flenë shumë pak.
Vezët, mishi, peshku, frutat arrore dhe bishtajoret janë burim i shkëlqyeshëm i kësaj vitamine.