Viti 2019, vit historik për 2 Korrikun, kampionë me tri grupmoshat

Prishtinë | 11 Jan 2020 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Klubi futbollistik nga Prishtina, 2 Korriku e ka cilësuar vitin që lamë pas si vit historik për klubin e tyre.

Viti 2019 do të mbahet mend gjatë për sukseset e arritura gjatë këtij viti nga shkolla e futbollit “2 Korriku”, suksese këto që erdhën si pasojë e punës së madhe të bërë nga trajnerët, futbollistët dhe gjithë stafi përcjellës.

Gjithashtu vlen të ceket se shkolla e futbollit “2 Korriku” këtë vit ka shkruar historinë, pasi që është shkolla e parë e futbollit që është shpallur kampion me tre grupmosha në nivel të Kosovës, sukses ky që u arrit gjatë sezonit 2018/19.

Të gjitha ekipet e moshave të 2 Korrikut

2 Korriku me anë të faqes së tyre zyrtare ka publikuar sukseset dhe trofetë e fituara nga ekipet e moshave të tyre.

Sukseset e grupmoshës U9:

-Vendi i 3-të në LRFP (Lidhja Rajonale e Futbollit në Prishtinë)

Sukseset e grupmoshës U11:

Nën-kampion në turneun “Summer Cup Ulqini 2019”

Sukseset e grupmoshës U13:

– Kampion të Kosovës

– Nën-kampion në grup në kuader te LRFP-së dhe kualifikimi në Play off

– Nën-kampion në turneun ” Meridian Express” në sheshin Skenderbeu

– Nën-kampion në turneun “Summer cup Ulqini 2019”

Sukseset e grupmoshës U15:

– Kampion të Kosovës

– Kampion në LRFP

– Kampion në turneun “Pavarësia”

– Kampion në turneun “Digitalb” në Kosovë

– Kampion në turneun “Summer Cup Ulqini 2019”

– Kampion në turneun memorial “Zahiri, Hakifi, Edmondi”

– Nën-kampion në turneun “Digitalb” në Shqipëri

Sukseset e grupmoshës U17:

– Kampion të Kosovës

/Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme