Viti 2025 historik për karatenë kosovare

Prishtinë | 01 Jan 2026 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Teksa viti sportiv 2025 po shkon drejt fundit, një arritje madhore mbetet kulmi i karatesë kosovare dhe një nga sukseset më të mëdha të sportit në përgjithësi.

Karateisti kosovar Islam Selmani është shpallur nënkampion i botës në kategorinë deri në 60 kilogramë, në Kampionatin Botëror të Karatesë që po zhvillohet në Kajro.

Selmani zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme gjatë gjithë kampionatit, duke e kurorëzuar rrugëtimin e tij me medaljen e argjendtë botërore.

Në finalen e madhe, ai u përball me turkun Eray Samdan, një nga emrat më të njohur dhe më të fortë të karatesë në arenën ndërkombëtare. Pas një dueli shumë të fortë dhe rivaliteti të lartë, Selmani u rendit i dyti në botë.

Një ditë më herët, karateisti kosovar kishte shkëlqyer në gjysmëfinale, ku regjistroi një fitore bindëse 9:1 ndaj përfaqësuesit të Uzbekistanit, Mekhriddin Turakhonov, duke konfirmuar formën e tij të jashtëzakonshme.

Me këtë rezultat, Islam Selmani u bë karateisti i parë nga Kosova që fiton medalje të argjendtë në një Kampionat Botëror, duke hyrë në histori dhe duke e mbyllur vitin 2025 me arritjen më të madhe të karatesë kosovare dhe një prej sukseseve më të rëndësishme të sportit tonë ndër vite.

Suksese kwtw vit arriti edhe karateistja, Fortesa Orana. Ajo e mbylli 2025-twn me dy medalje ballkanike, dy medalje mesdhetare, medalje nga karate 1 Premier League dhe medalje europiane ekipore.

Të ngjashme