Nata e ndërrimit të moteve ka bërë që shumë qytetarë të dalin për të blerë në marketet e mëdha.
E kjo ka bërë që edhe rrugët të bllokohen shkaku i fluksit të madh të qytetarëve.
Një gjë e tillë shihet edhe në rrugën që qon në drejtim të marketit Nora, që gjendet në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Zajm, të Klinës, raporton Ekonomia Online.
Edhe rrugët edhe parkingu është stërngarkuar shkaku i shumë qytetarëve të interesuar për të blerë në këtë market.