Policia ka arrestuar një burrë në Viti, i cili pas një mosmarrëveshjeje verbale në shtëpinë e tij e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten.
Policia thotë se si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga bashkëshorti, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit, sulmuesi është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima me foshnjën e saj tetëmuajshe është dërguar në strehimore.
Rasti ka ndodhur më 24 dhjetor rreth orës 2:30 dhe po trajtohet si dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor.