Festa e Vitit të Ri në Kosovë ka kaluar pa incidente të rënda.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se çdo gjë ka shkuar në rregull gjatë natës së ndërrimit të viteve.
“Bazuar në informacionet e deritanishme, festa e Vitit të Ri, respektivisht ndërrimi i viteve ka kaluar mirë, pa ndonjë incident serioz”.
Nga përdorimi i fishekzjarrëve disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, por nuk është raportuar për lëndime serioze.
“Gjithashtu si rezultat i përdorimit të fishekzjarrëve janë raportuar edhe disa raste zjarr-vënie ku përveç dëmeve materiale nuk ka pasur lëndime në njerëz”, ka thënë Hoxha.