Viti i ri shkollor me problemet e vjetra

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 15:02 | Nga

Nga sot ka nisur viti i ri shkollor në gjitha komunat e Kosovës, megjithatë edhe ky vit sikurse ato paraprake janë përcjellë me shumë sfida. MAShT dhe Komunat pavarësisht progresit të bërë në rregullimin e infrastrukturës shkollore, pothuajse në secilin vit ballafaqohen me problemet e njëjta sa i përket dinamikës së ulët në kryerjen e punimeve në ndërtimin dhe renovimin e shkollave që janë përfshirë në investime kapitale.

Ky aspekt, pothuajse secilin vit prek një numër të konsiderueshëm shkollat që nuk arrijnë të nisin procesin edukativ bazuar në afatet e parapara. Ky nuk është i vetmi problem më të cilin procesi edukativ përpallët vazhdueshëm. Për dallim nga vitet paraprake pavarësisht zërave se procesi mësimorë nuk do të nisë me kohë për shkak të grevave, këtë vit kjo nuk ndodhi.
Pavarësisht, rritjes së pagave, problemet në arsim nuk kanë fund. MAShT, duke vlerësuar se ekziston një bazë e mirë e infrastrukturës dhe kompensimit për edukatorët, ka nisur një fazë të re të angazhimit në funksion të rritjes së cilësisë.

Janë dy çështje që kanë nxitur debatin duke u prishur rehatinë sindikalistëve dhe mësimdhënësve, e para ka të bëjë me vlerësimin e mësimdhënësve dhe e dyta harmonizimi i kritereve të edukimit profesional me standardet e paracaktuara nga agjencia kombëtare e kualifikimeve.

Siç shihet, MAShT nuk do ta ketë të lehtë implementimin e politikave kjo parë nga rezistenca që po shfaqet nga përfaqësuesit sindikal të mësimdhënësve. Në gjithë këtë proces siç po shihet komunat janë pa ndonjë rol të qartë, pavarësisht se edukimi primar dhe sekondar është kompetence e plotë e tyre, përjashtuar politikat dhe plan-programet.

Duke parë debatin dhe ballafaqimet, mbetet të shpresohet se me fillim vitin e ri shkollorë MAShT, komunat dhe sindikatat do të angazhohen të gjejnë zgjidhje dhe të përcaktohet qartë roli i secilit nga mekanizmat.

Kjo si mënyra më e mirë për t’ju shmangur politikave ad-hoc, dhe ndër-marrjen e nismave që kanë agjende të përbashkët të veprimit. Në rastin e kundërt, drejtoritë për arsim e me theks inspektorët komunal do të vazhdojnë të mbesin spektatorë, e vetë komunat vetëm si nikoqir të shërbimeve që ofrohen nga MAShT.

Pavarësisht, këtij angazhimi në ngritjen e cilësisë dhe infrastrukturës shkollore në vazhdimësi duhet të mbetet prioritet i gjithë aktorëve, duke mos prekur dhe dëmtuar në asnjë rast procesin mësimorë e me theks nxënësit.

Urime viti i ri shkollorë, cilësia dhe inovacioni janë trendi i këtij mijëvjeçari. /InfoKomuna/

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme