Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje në shtëpinë e tij e kishte sulmuar bashkëshorten e tij–viktimën femër K/Shqiptare.
Në rast ishte përfshirë edhe i dyshuari mashkull K/Shqiptar vëllai i viktimës, i cili e kishte sulmuar të dyshuarin e parë.
Të tre personat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit i dyshuari i parë me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.