Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorët Fahri Fazliu e Afrim Zhitia në 32-vjetorin e vrasjes, raporton Ekonomia Online.
Vitia ka qenë i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Homazhe kanë bërë edhe kreu i Qeverisë, Albin Kurti, ai i Kuvendit Glauk Konjufca, bashkëluftëtarë e familjarë të dëshmorëve.
Fahriu dhe Afrimi u vranë më 2 nëntor 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi me forcat serbe.