Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur sot në takim nënkryetarin e komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti.
Bëhet ditur se temë e takimit ishte përmirësimi i shërbimeve shëndetësore në komunën e Graçanicës,
“Ministri i Shëndetësisë. Dr. Arben Vitia e siguroi nënkryetarin Ajeti së është në dispozicion të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim. Jam në dispozicion tuaj dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore 24 orë në ditë”, tha ndër të tjera ministri Vitia.
Teksa thuhet se nënkryetari Ajeti, e ka falënderuar ministrin Vitia për pritjen dhe gatishmërinë e tij për përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve në shërbimet shëndetësore për qytetarët e Graçanicës.