Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për medie tha se duke u bazuar në rekomandimin e IKShPK-së dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë miratuar heqjen gjendjes emergjente të shëndetit publik në lidhje me Covid-19, raporton Ekonomia Online
Ai falënderoj të gjithë ata që kontribuuan që pandemia të kalojë, por që thotë se kjo sëmundje nuk është zhdukur.
“Këto 1164 ditë të gjendje së emergjencës së shëndeti u tejkaluam me shumë sakrifica. Në vetëm 3 ditë ndryshoj gati gjithçka në jeton tone, ja ku jemi sigurisht edhe më të përgatitur. Covid-19 nuk është më emergjencë globale, por kjo nuk nënkupton që kjo sëmundje është zhdukur”.
“Për çdo gjë ne do të marrim masa. Në këto 3 vite sfiduese ne arritëm që të vaksinojmë popullatën dhe shpëtimin e jetëve. Mirënjohje shteteve mike të Kosovës dhe organizatave që na ndihmuan dhe i’u përgjigjen kërkesave tona. Përulje për mjekët, bashkëndjejmë me familje që humbën familjarët e tyre. E përmbyllim këtë fazë më të ditur, më të kujdesshëm”, tha ai.