Vitia i shqetësuar për ikjen e mjekëve: Kosova ka numër të vogël të mjekëve për kokë banori

Prishtinë | 08 Shk 2023 | 11:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka quajtur lajm të mirë vendimin e Qeverisë për pagesën e specializantëve me vetëfinancim deri në fund të këtij viti. Sipas Vitisë, 580 specializantë me vetëfinancim do të paguhen, në mënyrë që të përmirësohet situata në shëndetësi, raporton Ekonomia Online.

Vitia tha se “numri i kuadrove profesionale shëndetësore në vend është shumë i ulët krahasuar me vendet e rajonit”, duke përmendur ikjen e mjekëve.

Ai tha se në Kosovë ka numër të vogël të mjekëve për kokë banori.

“Ngrihen shqetësime sa i përket qasjes në shërbimet shëndetësore të popullatës. Prandaj Ministria e konsideron pagesën e specializantëve me vetëfinancim si çështje me prioritet për vendin”, tha ministri.

“Numri i kuadrove profesionale shëndetësore në vend është shumë i ulët në krahasim me disa vende të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik dhe vendeve të rajonit. Sipas analizave që konstatojnë numrin e vogël për kokë banori, ngrihen shqetësime për sa i përket qasjes në shërbime shëndetësore të popullatës. Pos kësaj edhe vendet tjera ka një kohë që përballen me këtë problematikë ndaj së cilës kanë ndërmarrë hapa për të rritur numrin e mjekëve përmes stimulimit dhe krijimit të një ambienti tërheqës për ta. Nën ndikimin e këtyre masave, Kosova po ndikohet drejtpërdrejt me ikjen e kuadrove shëndetësore”, ka thënë ai.

Qeveria miratoi edhe pagesën e 10 specializantëve me vetëfinancim nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Të ngjashme