Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar për kryetar të komunës dhe Kuvend Komunal, raporton Ekonomia Online.
Vitia para u deklarua në stilin e kryeministrit Albin Kurti duke folur për motin.
“Në këtë ditë të bukur vjeshte me mot të mirë sapo ushtrova të drejtën e votës. Pas një fushate të gjatë dhe fer nga kandidatët sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë”.
“I ftoj qytetarët që të dalin sa më masivisht në këto zgjedhje, sepse sa më shumë që dalin aq më i fortë është verdikti i qytetarëve. Falënderoj institucionet dhe të gjithë ata që po punojnë në këtë ditë të diele. Qoftë kjo një ditë e mbarë për Kosovën”.