Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se Klinika e Gjinekologjisë po vazhdon të bëjë investime për transformim mbi 2.4 milionë euro në katër reparte.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ministri ka shkruar se ndryshimi rrënjësor po jetësohet çdo ditë klinikë për klinikë, shkruan Ekonomia Online.
“Dhomat e pacienteve nga 7 shtretër po bëhen me nga 2 shtretër për dhomë. Çdo dhomë me banjo dhe nyje sanitare. Po vendoset ventilimi qëndror. Digjitalizim i shërbimeve në ambulancën specialistike”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Klinika e Gjinekologjisë – Investime për transformim mbi 2.4 milionë euro në katër reparte
Dhomat e pacienteve nga 7 shtretër po bëhen me nga 2 shtretër për dhomë.
Çdo dhomë me banjo dhe nyje sanitare.
Po vendoset ventilimi qëndror.
Digjitalizim i shërbimeve në ambulancën specialistike.
Riorganizim i sporteleve dhe hapësirave pritëse për pacientet.
Krahas investimeve këtë vit do të shtohen tri shërbime të reja:
Fertilizimi i asistuar mjekësor
Mjekësia fetale
Amniocenteza
Shërbime që respektojnë dinjitetin, shëndetin dhe jetën e pacienteve tona.
Ndryshimi rrënjësor por jetësohet çdo ditë klinikë për klinikë.