Vitia: Kompletohet Urologjia, vazhdojmë me transformim, klinikë për klinikë

Prishtinë | 17 Kor 2024 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njofton se është kompletuar Urologjia.

Me anë të një postimi në Facebook, ai shprehet se pas investimeve në repart dhe përfundimit të punimeve në bllokun operativ, urologjia u shndërrua nga klinika me kushtet më të rënda, në klinikë model.

“Numri i sallave moderne u dyfishua nga 2 në 4: një për intervenimet e vogla kirurgjike dhe një për intervenimet endourologjike. Po ashtu, u sigurua hapësira për sallën e urodinamikës”, shkroi ai.

Më tej Vitia shprehet se po ashtu u vendosën:

Filter zona për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore, hepafiltera, sistemi i oksigjenit, klimatizimit, ventilimit dhe ngrohjes.

“Vazhdojmë me transformim, klinikë për klinikë”, përfundoi Vitia.

Të ngjashme