Qeveria e Kosovës ka miratuar me shumicë votash masat e reja antiCovid. Ndërkohë që masat e reja do të hynë në fuqi ditën e hënë, pra me datën 31, raporton Ekonomia Online.
Në kuadër të masave të reja do të heqet ora policore dhe do të zgjatet orari i punës për gastronominë deri në ora 23:00.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë në mbledhjen e qeverisë se do të lejohet edhe lëvizja e qytetarëve pa maska kur janë vetëm dhe në ambiente të jashtme.
“Masat do të hynë në fuqi nga e hëna me datën 31”, ka thënë Vitia.
“Sipas raportit të IKSHPK-së situatat epidemiologjike në Kosovë paraqitet e qëndrueshme me vazhdimin e uljes së rasteve pozitive, duke shënuar rënie. Qeveria cakton masa më të lehtësuara. Masat kryesore do të jenë si në vijim: Kufizimi i qarkullimit do të hiqet, megjithatë nga ora 00:00 deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi i personave në hapësira të brendshme dhe të jashtme. Zgjatja e orarit të punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00. Lejimin e lëvizjes pa maska të qytetarëve gjatë ecjes kur ata janë vet dhe në ambientet e jashtme”, tha Vitia në fjalën e tij.