Vitia: Menjëherë nisim vaksinimin, jemi në bisedime për sigurimin e dozave të tjera

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 20:45 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se ardhja e kontingjentit me 24 mijë doza të vaksina kundër Covid-19, nënkupton nisjen e një rrugëtimi të ri të Kosovës kundër pandemisë, duke shtuar se vaksinimi do të fillojë menjëherë, raporton Ekonomia Online.

Vitia bëri të ditur se prioritet ka personeli shëndetësorë.

“Sonte jemi sëbashku në një moment të shumëpritur, arritja e vaksinave të para të vaksinave në Kosovë shënon një rrugë të re në luftën kundër Covid-19”, tha ai.

“Kanë kaluar më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para. Nuk kemi kohë për të humbur prandaj do të fillojmë menjëherë me dozat e para në Kliniken Infektive në QKUK. Por, vend për çlirim dhe relaksim nuk ka”, u shpreh Vitia.

“Edhe pse vaksinimi po fillon nuk do të thotë se pandemisë po i vjen fundi. Ne jemi në një fillim të ri por duhet të zbatojmë masat”, tha ai.

“Ditët, javët dhe muajt në vazhdim ajo që na ndihmon të dalim nga kjo gjendje është respektimi i masave për vete dhe të tjerët”

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se ka biseduar me shtetet mike për t’i siguruar edhe dozat e tjera të vaksinës, duke shprehur falënderim ndaj tyre për përkrahje në këtë luftë.

https://vimeo.com/530026214
May be an image of outdoors

Të ngjashme