Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se në dy javët e fundit shkalla e vdekshmërisë nga Covid-19 është 1.29 përqind, raport Ekonomia Online/
Sipas tij në dy javët e fundit janë raportuar 11 mijë e 577 raste pozitive.
“Në dy javët e fundit janë raportuar 11 mijë e 577 raste pozitive, 150 raste me fatalitet ndërsa shkalla e fatalitetit është 1.29%. Poashtu janë diagnostikuar 92.198 raste . Ndërsa aktualisht janë 13 mijë e 902 raste aktive”, tha ai.