Vitia nënshkruan listën për çmimet e unifikuara të barnave

Prishtinë | 23 Dhj 2024 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar sot se e ka nënshkruar listën finale për çmimet e unifikuara të barnave, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në rrjetin social, Vitia duke shkruar ka thënë se kjo listë i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të barnave.

“Sot nënshkrova listën finale që i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të Barnave. Për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ulta sesa tani. Në disa nga barnat, çmimet janë ulur 5 deri në 10 herë. Ulje të ndjeshme ka në mbi 2,900 produkte medicinal”, ka shkruar Vitia. 

Të ngjashme