Vitia për dorëheqjen e ish-drejtorit të Auditimit të ShSKUK-së: Kurti i ka ofruar siguri, s’deshi të kthehet

Prishtinë | 11 Gus 2023 | 13:51 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në një deklarim për medie, tha se ish-drejtori i auditimit të ShSKUK-së Musa Vitija, ka qëndruar për një kohë të gjatë në Gjermani, pasi i ishin djegur dy vetura në oborrin e QKUK-së, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, edhe pse vet kryeministri Albin Kurti i ka garantuar siguri që të kthehet dhe të punojë në Kosovë, i njëjti përsëri ka dhënë dorëheqje, raporton EO.

“Kryesuesi i auditimit i cili ju ka djegur dy veturat disa here ne si qeveri kemi shprehur se qëndrojmë prapa tij dhe ai për një kohë relativisht të gjatë ka qëndruar më Gjermani. Në disa kontakte që ka pasur edhe me administratën dhe drejtorin në ShSKUK është pritur që të kthehet. Mirëpo para një kohe ai ka deklaruar se do të jap dorëheqje dhe nuk do të kthehet, nuk i ka paraqitur shkaqet pse nuk po kthehet, mirëpo natyrisht sigurisht kanë të bëjnë edhe me sigurinë në të cilën ne nga fillimi ne i kemi thënë se do t’ia ofrojmë dhe nga fillimi i kemi thënë se do t’i qëndrojmë mbrapa në punën e tij të pa lodhshme për gjetjen e çdo problematike, keqpërdorimi siç ka bërë edhe më herët në QKUK”.

“Unë nga ajo çka kam parë dhe biseduar me administratën me drejtorin e ShSKUK të gjithë kemi qenë, duke përfshirë edhe MSH dhe kryeministrin ne kemi qenë në gjendje që në momentin që kthehet të i ofrojmë të gjithë sigurinë maksimale që i duhet jo vetëm atij por secilit person të ndershëm  që lufton fenomenet negative, keq menagjimin, keqpërdorimin në do të bëjmë maksimumin për të ju ofruar sigurinë e nevojshme për të punuar”, tha ai.

Ai pohoi se janë në negociata të vazhdueshme me Emiratet e Bashkuara Arabe në lidhje me financimin e një spitali i cili pritet të i’u shërbej grave dhe fëmijëve.

Vitia sqaroi se spital, i cili pritet që të ndërtohet, do të jetë një spital gjinekologjik i ri, raporton EO.

“Ku do të jetë vazhdimësi i spitalit pediatrik dhe do të jetë një spital i cili do të ju shërbej grave dhe fëmijëve. Do të jetë një spital  gjinekologjikë i ri me të cilin jemi tani në negocime të vazhdueshme për donacionin për të cilin Emiratet te Bashkuara Arabe janë për ta  bërë dhe do të jetë me të gjitha kapacitete infrastrukturore për te ne dhe standarde ashtu siç është edhe Klinika e Pediatrisë që është donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha ai.

Vitia tha se QKUK-ja pritet që të ndahet nga ShSKUK-ja me statusin e ri pas afatit një mujor që është i paraparë me dokumente.

“Statuti i ri i ShSKUK-së në javën e ardhshme do të kaloj në diskutimet paraprake dhe brenda afatit një mujorë që është i zakonshëm në dokumentet e tilla, do të thotë 15 ditë diskutime paraprake, 15 ditë diskutime publike dhe menjëherë do të nënshkruhet ku pastaj edhe statuti i QKUK-së i ndarë pastaj QKUK nga ShSKUK do të ketë statutin e vet dhe do të filloj punën sikur spitalet e tjera të përngjeshme”, tha ai.

Të ngjashme