Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar për një shërbim të ri në repartin e stomatologjisë që do të funksionalizohet në Kosovë.
Vitia tha se shërbimi me “sedacion inhalator” në Klinikën Stomatologjike Universitare do të ndihmojë pacientët me disa probleme.
Postimi:
Për herë të parë shërbimi stomatologjik pediatrik, do të funksionalizohet në vendin tonë.
“Sedacioni inhalator” tek pacienti nuk shkakton analgjezion të plotë, por me të:
⭕lehtësohet përballja me trajtimin
⭕reduktohet frika dhe ankthi gjatë trajtimit
⭕rrit pragun e ngacmueshmërisë së dhimbjes
⭕minimizohen lëvizjet e padëshirushme dhe reagimet ndaj trajtimit stomatologjik
⭕përmirësohet komunikimi dhe bashkëpunimi i pacientit me mjekun
Fillimit të shërbimit me “sedacion inhalator” i parapriu hartimi i “Udhërrëfyesit Klinik” i punuar nga ekspertët tanë.
Tani Qendra Klinike Stomatologjike Universitare u pajis me aparaturën e veçantë për këtë shërbim.
Shërbimet stomatologjike dhe edukimin parandalues tek fëmijët i kemi prioritet.
⌛Së shpejti me risi jashtëzakonisht të dobishme nga kjo Qendër.