Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me zv/ministren Dafina Gexha – Bunjaku, pritën në takim Ambasadoren e shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv.
Në takim me Ambasadoren Ziv, ministri Vitia u shpreh i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit me shtetin e Izraelit në fushën e shëndetësisë.“Përvoja e shtetit të Izraelit do të jetë një ndihmesë e madhe për avancimin e shërbimeve publike, veçanërisht në sektorin e shërbimeve emergjente”, deklaroi ministri Vitia.
“Në takim u diskutua raporti me të gjetura dhe rekomandime lidhur me ofrimin e shërbimeve emergjente, me ç’rast shteti i Izraelit ka shprehur gatishmërinë për përkrahje në fushën e trajnimit dhe avancimit të stafit shëndetësor”, thuhet në njoftimin e MSh-së.