Vitia shpreh shqetësimin pasi Kosova s’është në listën e udhëtimeve “Free Covid”

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë z. Arben Vitia sot priti në takim udhëheqësin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomáš Szunyog.

Në këtë takim Ministri Vitia njoftoj z. Szunyog për situatën epidemiologjike në vendin tonë, procesin e vaksinimit masiv, dhe e informoj rreth përgatitjeve sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit.

Me theks të vecantë Ministri Vitia përmendi indikatorët kryesor të gjendjes epidemiologjike si tregues kryesor të cilët janë: Rënia e dukshme e rasteve të vdekjes dhe e hospitalizimeve, numrin e ulët të rasteve, shkallën e ulët të pozitivitetit nën 1% dhe indikatorë të tjerë që e tregojnë situatën epidemiologjike si shumë të mirë dhe stabile për momentin.

Ministri Vitia gjithashtu shprehu shqetësimin se përkundër kësaj, Republika e Kosovës nuk është në listën e udhëtimeve “Free COVID” të BE-së, pavarësisht situatës shumë të mirë epidemiologjike. Trajtimi do duhej të jetë i barabartë për të gjitha shtetet e rajonit sidomos kur janë indikatorë të matshëm dhe të cilat Republika e Kosovës i ka përmbushur.

Në anën tjetër, z. Szunyog u shpreh i lumtur për përmirësimin e situatës epidemiologjike dhe së bashku me Ministrin Vitia u dakorduan për të vazhduar tutje bashkëpunimin mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës në përmirësimin dhe përforcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Të ngjashme