Vitia takon virtualisht homologun e tij norvegjez, u dakorduan të ngrisin nivelin e bashkëpunimit ndërshtetëror

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitian sot ka zhvilluar një takim virtual me homologun e tij të Norvegjisë, Bent Høie me të cilin u dakorduan që të ngrisin nivelin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Kështu u bë e ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook të Ministrisë së Shëndetësisë, ku po ashtu është shkruar se Vitia e ka falënderuar homologun e tij norvegjez për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën e çmuar për sektorin e Shëndetësisë me theks të veçantë në përballjen me Covid-19.

“Sot, Ministri Vitia realizoi një takim virtual me Ministrin e Shëndetësisë së Norvegjisë, Bent Høie. Høie fillimisht e uroj ministrin Vitia për marrjen e detyrës dhe e uroj për punë të mbarë në menaxhimin e pandemisë. Ministri Vita e falënderoj Høie për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën e çmuar të Norvegjisë për sektorin e Shëndetësisë me theks të veçantë në përballjen me Covid-19. Për fund, ministri Vitia shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj janë të përkushtuar ndaj vlerave dhe normave evropiane dhe u dakorduan të ngrisin nivelin e bashkëpunimit ndërshtetëror”, është shkruar në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme