Vitia thotë se do të trefishohet numri i inspektorëve në sistemin e shëndetësisë

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 12:04 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se shumë shpejt do të ketë ndryshime me inspektoratin shëndetësorë.

Ai në seancën e Kuvendit shtoi se do të rritet numri i inspektorëve nga më shumë se trefishë që kishte premtuar, raporton Ekonomia Online.

“Pjesa e inspektimit është një nga pjesët më të rëndësishme të sistemin shëndetësorë sepse asgjë nuk mund të arrihet”.

“Ne kemi tentuar qysh nga fillimi se do ta trefishojmë numrin e inspektorëve mirëpo ka shanc që ky numër të shtohet akoma”.

“Sa i përket rritjes së pagave kjo do të bëhet me Ligjin e pagave, kurse në pjesën tjetër ne jemi në koordinim me inspektoratin dhe shumë shpejtë do të ketë edhe ndryshime të reja”.

Të ngjashme