Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se e hëna të gjithë personat që frekuentojnë lokalet duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit ose test PCR apo serologjik negativ, raporton Ekonomia Online.
Ai gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi, shtoi se një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomisë.
Madje ai ka garntuar se Shoqata e Gastronomeve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim.
“Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik”.
“Shoqata e Gastronomeve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomisë”.