Vitin tjetër ndërtohen 10 shtëpi për raste sociale në komunën e Obiliqit

Obiliq | 04 Dhj 2017 | 14:59 | Nga

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Obiliqit, Ibush Mjekiqi, ka pritur në takim drejtoreshën e organizatës joqeveritare “Head of ASB Kosovo”, Dafina Hoxha.

Në këtë takim u diskutua programi për rindërtim i kësaj organizate, gjithashtu edhe ai për mbështetje në mekanizmin bujqësor.

Për vitin tjetër parashihet ndërtimi i 10 shtëpive në komunën e Obiliqit. Këto shtëpi do të jenë për të gjitha komunitetet dhe do të financohen nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë me participim edhe të Komunës së Obiliqit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme